Fushë Studën është një fshat turistik në verilindje të Shqipërisë, prej vitit 96 është nën juridiksionin e qarkut Elbasan pasi më parë ishte pjesë e rrethit të Dibrës. Në vitin 2008 Me vendim te Keshillit te Ministrave nr.640 date 21.05.2008 u be shpallja e zonës Park Kombetar nën emrin e vargmaleve "Shebenik-Jabllanice" dhe Fushë Studën tashmë bën pjesë në Parkun Kombëtar më të madh në Shqipëri.

Fushë Studna është një ndër atraksionet më të bukura të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanice , ndodhet pothuajse në qendër të tij. Ajo çka e bën të veçantë këtë fshat është natyra e virgjër dhe pyjet e paprekur, gjithashtu lugina e Fushë Studnës e cila ka nje gjerësi të konsiderueshme , dhe më e rëndësishmja është se në të nuk ka asnjë grimcë beton të derdhur pa kriter.

Simboli i Fushë Studnës është liqeni I saj, I cili ndodhet përballë fshatit rrëzë pyllit të ahut, çka i jep atij një pamje tepër piktoreske, dhe tërheq mijëra turistë në vit të huaj dhe vendas. Fushë Studen nga pozicioni gjeografik, pasuritë natyrore, rekreative, traditat dhe kulturat, ka mundësuar dhe mundëson një turizëm malorë të veçantë. Turizmi deri tani është më shumë i planifikuar dhe spontan. Ardhja e vizitorëve, për gjueti, peshkim në ujera malore, ecje sportive, alpinizëm, tregon se Fushë Studën është një ndër vendet më të preferuara të Parkut për vizitorë të huaj dhe vendas. Të veçantat e tij janë kryesisht në stinën e Verës, ku burimet natyrore japin kënaqësine e ndërthurjes të shumë instrumentave natyrore, me traditen, mikpritjen, kulturën vendase. Po ashtu edhe stina e Dimrit, pavarësisht se ka vështirësi komunikimi me rruge auto, është një mundësi mjaft e mirë për hapjen se pistave për ski dhe të apasionuarit e sporteve dimërore.

Zonat e preferuara me rëndësi historike-kulturore në Fushë Studën

Liqeni i Fushë Studnës

Veshjet tradicionale te zones

Shtepite karakteristike te pasura me histori (Fshati Llange)

Kenget dhe mikpritja

Bimet mjekesore te veçanta

Flora

Fauna

Bujqesia

https://maps.app.goo.gl/6n6hzqdajSgDtYkQ9