Aty ku Tradita Takohet me Shijen
Aty ku Tradita Takohet me Shijen
Kuzhina e Fushë Studnes është një pasuri e vërtetë tradicionale, e mbushur me shije autentike dhe receta të trashëguara ndër breza. Gatimet përgatiten me produkte të freskëta dhe natyrale të zonës, duke ruajtur origjinalitetin e kuzhinës shqiptare.
Ndër gatimet më të njohura janë byreqet tradicionale, të përgatitura me petë të holla dhe mbushje tipike të zonës si fasule, vezë dhe hithra, të pjekura në mënyrë artizanale që u japin një shije të veçantë.
Një specialitet i dalluar është tava me jufka dhe pulë, e gatuar në furrë, ku ndërthuren në mënyrë perfekte shija e jufkave me mishin e pulës.
Po ashtu, shumë i preferuar është mishi në saç, i cili piqet ngadalë mbi zjarr, duke marrë një aromë karakteristike dhe një shije të pasur.
Ndër gatimet më tradicionale spikat edhe flija e malësisë, e përgatitur me durim dhe mjeshtëri, shtresë mbi shtresë, dhe e shoqëruar shpesh me kos apo mjaltë.
Këto gatime përfaqësojnë mikpritjen, kulturën dhe traditën e Fushë Studenit, duke e bërë këtë zonë një destinacion unik për çdo vizitor që kërkon shije autentike dhe përvojë tradicionale.