Kullat e fshatit Llangë datojnë më shumë se një shekull më parë.Janë të ndërtuara me gurë autentik të zonës, janë të larta 2-3 kat, në disa raste edhe 4. Këto kulla kanë strukturën e një kalaje të vogël, me dritare të vogla, për ti rezistuar luftimeve.Në fakt këto kulla I rezistuan luftrave por s’po I rezistojnë dot faktorit njerzor.
Si shumë fshatra të tjerë edhe fshati Llangë pas viteve 90' u braktis nga banorët të cilën migruan në qytet. Vitet kanë bërë që këto shtëpi të lëna në harresë të shkojnë drejt shembjes, çka do të thotë humbje e madhe e vlerave dhe trashgimisë kulturore, të cilat po shkatërrohen dita ditës për shkak të mungesës së një vizioni për ruajtjen dhe restaurimin e këtyre kullaveve karakteristike.
Eshtë bërë e udhës tashmë në Shqipëri, që vlera të tilla që na identifikojnë në të gjithë botën, po zhduken pa u ndierë. Ka shumë projekte që do të nisin për të kthyer në identitet disa fshatra të Shqipërisë, mirë do ishtë që në një projekt të tillë të përfshihej dhe fshati Llangë.
https://maps.app.goo.gl/kPvRr8XvBj7JHyc67